Të shtunën nga ora 18:30 luhet ndeshja më kualitative e këtij sezoni në Superligën e Futsallit në Kosovë, Liburni me të gjitha fitore i shkon Prishtinës të super-perforcuar.
Rekordit prej 13 fitoreve radhazi të Liburnit mund ti vijë fundi këtë të shtune në udhëtimin në kryeqytet ku përball do kenë super fuqinë tjetër të futsallit në Kosovë skuadrën e Mabetex Prishtinës.
Gjiro e katërmbëdhjetë në superligën kosovare të futsallit përplasë gjigantët e Mabetex Prishtina dhe Liburn - Gjakovë, këto dy skuadra mbajnë vendet e para në tabelë me diferencë të madhe prej 10 e 16 pikë nga pozita e tretë që mbahet "me zor" nga Besa e Pejës.
Trajneri Huar Morina i vendasve ka në përbërje lojtarë si Ferid Agushi, Dragan Petroviç, Shpend Brahimi, Dardan Topilla,Ivan Krstevski, Jeton Rukovci e Drilon Paqarizi që janë përfaqësues të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së veriut në futsall e gjithashtu edhe disa lojtarë të të ardhmës si Mergim Dervishaj e Ari Beqiri ndërsa në krahun e kundërt trajneri Adrian Kozniku në përbërje ka lojtarë të njohur e fitues të çmimeve të shumta në Kosovë e rajon si Ramadan Alaj, Mentor Mejzini, Halim Selmanaj, Arber Dobroshi, Narcist Alibegu, Malush Qerimi, Alfred Prenqi e të tjerë.
Problem i madh për të dy skuadrat do jetë shënimi i golave, pasi portat e tyre mbrohën nga dy portjerët më të mirë të ligës, Alfred Prenqi e Fidan Gashi të cilët njëkohësisht janë zgjidhjet e para të Kosovës e Shqipërisë në futsall.
Formacionet e mundshme:
FC Mabetex Prishtina: Fidan Gashi| Ferid Agushi, Jeton Rukovci, Dragan Petroviç, Ivan Krstevski.
FC Liburn: Alfred Prenqi| Ramadan Alaj, Mentor Mejzini, Halim Selmanaj, Arber Dobroshi.
Takimi I parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në të mirë të skuadrës nga Gjakova me rezultatin 6-3 mirpo atëkohë Mabetex Prishtina nuk ishte as hija e skuadrës që është në këtë fazë të kampionatit, ndeshja e dytë e sezonit mes këtyre dy skuadrave do luhët në Palestrën e Rinisë dhe Sporteve të shtunën nga ora 18:30.

