Këtë javë luhet gjiro e njëzet e tetë e ndeshjeve në superligën e kosovës në futboll, Feronikeli luan përball vendit të fundit ndërsa Prishtina e Llapi do duhet të djersijnë të fitojnë ndeshjet e tyre.
Feronikeli i trajnerit Zekirija Ramadani do provojë të rikthehet tek fitoret pas humbjës së befasishme nga Ferizaji brenda në stadiumin "Rexhep Rexhepi", këtë javë skuadra nga Drenasi udhëton për në Obiliç ku do përballët me KEK-un e vendit të fundit. Favorit janë pa dyshim skuadra dy here kampione, ndërsa pritët që Kastriot Rexha të shënoj gola "me peshë" në luftën për golashënuesin më të mire.
Shumë më vështirë do e ketë punën Prishtina e vendit të dytë në tabelë që udhëton në Gjilan për tu përballur me "Skifterat", skuadra e trajnerit Josa u barazua me Niklin pas humbjes së këtyre të fundit kundër Ferizajit, por trajneri Josa dhe ekipi i tij e dijnë mjaftë mirë se kundër Gjilanit nuk do jetë aq e lehtë si kundër KEK-ut në javën e kaluar ku për fitore mjaftoi vetëm një gol i Lorik Boshnjakut.
Edhe Llapi i vendit të tretë ka një përballje të vështirë, këtë javë skuadra nga Podujeva luan përballë Drenicës në një ndeshje që pritet të jetë derbi i javës. Llapi ka nevojë për fitore në ndjekje të titullit që mungon në kabinetet e stadiumit "Zahir Pajaziti" ndërsa Drenica ndodhët në pozitë komode në tabelë dhe siq duket sdo e ketë të vështirë mbetjën në superligë.
Orari i plotë i ndeshjeve të javës së 28të është ky:
2. Drenica - Llapi (15:00)| e shtune |20.04.2019
3. Kek-u - Feronikeli (14:45)| e diel |21.04.2019
4. Drita - Trepça 89 (14:45)| e diel | 21.04.2019
5. Ferizaj - Flamurtari (16:00)| e hënë| 22.04.2019
6. Liria - Ballkani (16:00)| e hënë | 22.04.2019

