Informohu në çdo moment.

Apr 14, 2019

Gjiro e pestë përfundon, Yjet & Bujani vuajnë por fitojnë!

Gjiro e pestë në superligë solli disa rezultate të cilat priteshin mirpo edhe disa befasi, Mercedesi vijon me serinë e 100 për qind të fitoreve, ndërsa Yjet, Bujani e Stublla fitojnë me vështirësi.

Mercedesi ditën e sotme u paraqit si Roger Federer dhe mposhti me fitore tenistike 7 Vëllezërit, pjesa e parë ishte pak më në nivel dhe përfundoi 6-2 për skuadrën e Xhelal Osmanit, ndërsa pjesa e dytë ishte akoma më e rëndë për 7 Vëllezërit që pësuan 6 here dhe nuk arritën të shënojnë.

Bujani arriti fitore të vuajtur me rikthim nga 0-1 në 3-2 kundër Termo Labit, Bujanasit nuk fituan bindshëm por të paktën treguan se dijnë të kthehen fuqishëm dhe pas humbjeve.

Edhe Stublla e Yjet fituan me vështirësi, skuadra e Avni Stubllës fitoi me vështirësi kundër Axa & Lurn mirpo tani ka 9 pikë në 5 ndeshje dhe me ndonjë përforcim eventual do mund që më në fund ta arrinte zonën playoff aq shumë të dëshiruar ndërsa Yjet pavarësisht emrave nuk po bindin dhe aq shumë me rezultate.

rezultatet e plota të kësaj gjiro ishin këto:

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments