Informohu në çdo moment.

Apr 14, 2019

48 gola në 5 ndeshjet e ligës së dytë, Pishina prapë lidere!


Sot, u zhvilluan 5 ndeshje nga liga e dytë në Liga Total, Nipat e Dajës mposhtën Xhavit Kozhanin në derbi, Shf Doda shënuan plotë 15 gola e Pishina Lumi i ri fituan 8-2 dhe janë prapë në pozitën e parë.

E diela sportive nisi sot në liga total me sfidën Autogoma Ximi - Pishina Lumi i ri, liderët e Pishinës bënë detyrën duke fituar thellë 8-2 pavarësisht që për skuadrën sonte munguan disa nga lojtarët kryesor.

Ndeshja e dytë ishte derbi i ditës, këtu Nipat e Dajës mposhtën skuadrën nga Ribari Xhavit Kozhanin pjesa e parë ishte shumë më e barabartë ndërsa në të dytën Nipat u treguan shumë herë më efikas duke realizuar shancet e saja, kjo ishte hera e parë gjatë këtij sezonit që mbrojtja e Nipave u tregua stabile dhe nuk bëri shumë gabime, formë tepër të mire pati edhe Trim Salihu i cili shënoi sa herë që deshi në këtë sfidë.

SHF Doda GK luajti një pjesë të dytë fantastike duke shënuar plotë 11 gola për 15 minuta, pjesa e parë mes tyre dhe Gllavicës ishte shumë e barabartë me rezultatin 4-3 që jepte shenja për një pjesë të dytë të luftuar mirpo në pjesën e dytë në fushë ishin vetëm skuadra e Beqir Dodajt e cila shënoi gol thuajse në qdo minutë.

Rezultatet e plota të kësaj gjiro ishin këto: 

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments