Informohu në çdo moment.

Apr 14, 2019

Juniorët mposhtën në shtëpi, Ballkani i rrëmben Ulpianës superligën U-19!



Sot, Juniorët e Ulpianës luajtën një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Ballkanit nga Suhareka, fitore 1-2 shënuan musafirët të cilët siguruan edhe superligën.

Ulpiana e nisi me gol qysh në minutën e parë, ku pas një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësve musafir u lejua avantazhi nga gjyqtari por menjëher pasi Rinor Hasimi shënoi gol gjyqtari vendosi që ta anullojë atë dhe të jap faullin.

Pas pak qastesh Ballkani pati rastin e parë serioz mirpo goditjen e tyre nga gjuajtja e lirë e priti portjeri Avdyli duke e quar topin në rivënje nga këndi, e pikërisht ai korner i solli golin e parë të musafirëve të cilët shënuan me kokë pasi mbrojtja dhe portjeri vendas nuk u kuptuan me njëri-tjetrin duke lënë hapsirë në 16metërsh.

Ulpiana u mundua të kthehej menjëher në lojë dhe mund ta barazonte menjëher rezultatin sikur mbrojtësi Gashi të ishte pak më i saktë në goditjen e tij me kokë.

Minuta e 15të solli dhe golin e dytë të Suharekasve, të cilët realizuan me anë të një kundersulmi këtë her mbrojtësi i majtë Edonis Shala dështoi ta markonte sulmuesin kundërshtar i cili ballë për ballë me portjerin nuk e pati aspak të vështirë të shënonte.

"Tigrat" U-19 u munduan të ktheheshin në lojë në pjesën e parë mirpo nuk arritën të shënonin pavarësisht rasteve të mira nuk arritën të realizonin, teksa gabimi i portjerit Avdyli në minutën e 40të mund ta kishte kapitulluar skuadrën qysh në pjesën e parë.

Futja në lojë e sulmuesit Andi Bikliqi e zgjoi paksa skuadrën e Ulpianës që tani përpara ishin shumë më të rrëzikshëm dhe më efikas por kundërshtarët nuk lejonin hapsira të shumta, ishte minuta e 60të e takimit kur Rinor Hasimi përpak sa nuk shënoi nga gjuajtja e lirë, e pak momente më pas portjeri Albion Avdyli bëri një super-pritje në një rast një me një me sulmuesin kundërshtar.

Ardi Arifi dribloi mjaftë mire dy kundërshtar duke pasuar dhe duke i dhënë mundësinë Bikliqit për të shënuar mirpo goditja e këtij të fundit shkoi ngjitur me shtyllën anësore, e në minutën e 70të të takimit pas një korneri mbrojtësit e Ballkanit e rrëzojnë kapitenin Hasimi në zonën e portjerit mirpo sipas referit qdo gjë ishte e rregullt.

Treshja e sulmit nuk po heqte aspak dorë dhe në minutën e 78 të ndeshjës ishin pikërisht ata që ishin afër ngushtimit të rezultatit kur goditjën e Arifit e priti portjeri kundërshtar e më pas edhe goditjën e Hasimit nga topi i kthyer e ndaluan mbrojtësit kundërshtar.
Goli i ngushtimit të rezultatit dukej shumë afër mirpo koha po kalonte dhe shancat për rezultat pozitiv po zvogëloheshin, fillimisht Bikliqi pasoi mjaftë mire për Arifin i cili nuk arriti të shënoj kur kishte vetëm portjerin përpara e më pas kapiteni Rinor Hasimi me një slallom driblimesh arrinë mjaftë mire të krijoj rrezik e më pas edhe të asistoj për Andi Bikliqin i cili nuk fali nga një distancë jo dhe aq e afërt.

Skuadra vazhdoi luftën për të arritur rezultat pozitiv mirpo tashmë ishte shumë vonë, pak sekonda para fundit mbrojtësi Elvis Arifi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e pas përfundimit të ndeshjës mesfushori Hyseni nuk i zgjati dorën gjyqtarit e ky i fundit e zverdhi për të dytën herë.

Stërvitja e rëndë para fillimit të ndeshjës ndoshta i shterri energjitë e lojtarëve vendas të cilët nuk mundën ti përballonin dot 90 minuta lojë në nivelin më të lartë.

Notat e lojtarëve:
1. Albion Avdyli (portjer) 5.5
2. Edmond Hyseni 6.5
3. Elbasan Gashi 5.5
4. Elvis Arifi 5.0 (karton i kuq)
5. Edonis Shala 4.5
6. Dashnim Hyseni 5.0 (karton i kuq)
7. Endrit Emini 5.0
8. Emir Ademaj 6.0
9. Ardi Arifi 6.5
10.Rinor Hasimi 7.5 (asist)
11. Bjond Drenica 4.5
-----------------------------
12. Burhan Hyseni 6.0
13. Urim Bajrami 4.5
14. Andi Bikliqi 7.0 (gol)

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments