Informohu në çdo moment.

Apr 15, 2019

Sonte finalja, Te Sokoli kërkon mbrojtjën e titullin kundër AutoGoma Ximit.

Te Sokoli - Autogoma Ximi është finalja e madhe e turnirit "Prilli '99", ndeshja do luhët sonte nga ora 18:00 në fushën pranë shkollës fillore në Sllovi.

Pas plotë 5 gjirove, sonte luhët finalja e madhe në Sllovi, finalistët e këtij edicioni të turnirit Prilli'99 janë dy skuadrat nga Sllovia kampionët e Te Sokoli dhe Autogoma Ximi e Ramadan Alajt e Ermir Kryeziut që në këtë garë hyri si skuadër jo-favorite mirpo arriti finalën e madhe duke mposhtur skuadra të forta si Market Xheti, 7 Vëllezërit dhe Gafurr Hyseni meritë të madhe për suksesin e skuadrës së Autogoma Ximit pati portjeri i jashtëzakonshëm Granit Ahmeti i cili u bë mur për sulmet e kundërshtarëve.

Në anën tjetër kampionët kanë në përbërje shumicën e skuadrës së vitit të kaluar, me Besnik Selmanin e Behar Topallin që kontrollojnë mbrojtjën dhe nisin aksionët ndërsa Mergim Dervishajn përpara që është rrezik permament për portjerët kundërshtar, kampionët në skuadër kan edhe lojtar të tjerë kualitativ siq janë Drilon Paqarizi e po ashtu edhe portjeri Dardan Ismajli.

Pra, pas një ore të gjithë tifozët e pranishëm do shohin një super ndeshje me Ramadan Alaj, Ermir Kryeziu e Granit Ahmeti nga njëri krah që do sfidojnë Te Sokolin me skuadër të kompletur për ti rrëmbyer titullin e vitit të kaluar.

Në turnirin "Prilli '99" morrën pjesë plotë 41 skuadra ndërsa gjykimi deri më tani e edhe në finale do kryhet nga dyshja Alban Zejnullahu & Bajram Shillova.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments