Informohu në çdo moment.

Apr 9, 2019

4 fitore për superligën, Ulpiana U-19 afër suksesit!

KF Ulpiana U-19 apo kategria junior e skuadrës për momentin ndodhët në pozitën e 4të në tabelën e ligës së parë me 21 pikë në 12 takime, ndërsa ka një ndeshje më pak të zhvilluar se sa skuadrat e tjera të kampionatit.

6 fitore 3 barazime dhe 3 humbje për skuadrën e trajnerit Tahir Sopa, KF Ulpiana U-19 ka nevojë për 4 fitore në ndeshjet e mbetura nëse duan të jenë pjesë e superligës në sezonin tjetër.

Gjysmë-stinori vjeshtor ishte shumë më pozitiv për të rinjët Lipjanas të cilët e mbyllën këtë fazë në pozitën e parë në tabelë, ndërsa pranvera nuk u tregua edhe fortë e mirë për skuadrën e trajnerit Sopa të cilët në 4 ndeshje arritën vetëm 1 fitore 2 barazime dhe 1 humbje duke lëshuar kështu vendin e parë në tabelë për të rënë në pozitën e katërt.

Largimi i dyshës shtimjane Ademi-Ramadani e ka dobësuar dukshëm kualitetin e skuadrës së të rinjëve Lipjanas në fazën ofanzive, ndërsa mungesa e mbrojtësit Edmond Hyseni i cili ishte startues në skuadrën e parë në kohën kur skuadra seniore ishte pjesë e ligës së parë e ka lënë të mangët skuadrën në mbrojtje.

Yjet e momentit në këtë skuadër premtuese për të ardhmën janë top-golashënuesi Rinor Hasimi si dhe lojtari më i ri në moshë i skuadrës Burhan Hyseni i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut.

Interesant fakti që skuadra e juniorëve të Ulpianës nuk ka asnjë lojtar kryesor në moshën 19 vjeçare dhe në rast suksesi trajneri Tahir Sopa do e ketë përbërjën e plotë edhe për sezonin e ardhëshëm në Superligën U-19.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments