KF Minatori(Magure) ndodhët në pozitën e 3të në tabelë me tre pikë më pak se lideri Ulpiana, mirpo ndryshe nga kundërshtarët direkt për titull dhe barazh ajo i ka kryer ndeshjet derbi.
Skuadra e trajnerit Faruk Statovci pritët ti kaloj ndeshjet e mbetura në ligën e dytë si në "tepih të kuq", skuadra nga Magurja është përballur me pretendentët e Ulpianës, Lepencit e Dardanës si dhe me skuadrën tjetër kualitative Kosovën e Prishtinës.Të pakta janë gjasat që skuadra nga Magurja të gabojë e shancat e saj për tu mposhtur në ndeshjet në vijim janë thuajse të barabarta me 0, fitorja ndaj Lepencit e barazimi i marrë në Kamenicë ndaj Dardanës ja kanë lehtësuar shumë punët Minatorit për të qenë pjesë e ligës së parë në sezonin e ri.
Këtë javë ekipi i Minatorit i pret brenda në Magure skuadrën e parafundit në tabelë Bashkimin e Gjakovës, ndeshje në të cilën pritet vetëm përmirësimi i goldallimit të skuadrës nga fshati i Lipjanit.
Futbolli është shpesh herë i quditshëm dhe ndonjëher edhe të befason kështu që skuadra e trajnerit Statovci duhët të jetë e vëmendshme në qdo moment, pasi petku i favoritit mund edhe ti sjell presion e më pas ndonjë gabim eventual.
Ndeshjet e mbetura të Minatorit janë:
Bashkimi(Gj) - Vendas
Rinia - Musafir
Çeliku - Musafir
Galaksia - Vendas
Sharri - Musafir
Kastrioti - Vendas
Rilindja - Musafir
Xërrxa - Vendas
Lajm24

