Turniri Tradicional - Prilli '99 (Sllovi, Lipjan)
Sonte, filloi turniri tradicional "Prilli 99" në Sllovi të Lipjanit.
Ky turnir në ditën e parë të tij mblodhi një numër të madh shikuesish si dhe pati disa ndeshje spektakolare.
Ndeshja e dytë u fitua nga Eurokos Petrol të cilët me vështirësi të mëdha arritën një fitore të vështirë 2-1.
Pas tyre Vojnovci dhe Amre dhuruan një sfidë spektakolare me plotë 10 gola, rezultati përfundimtar ishte 5-5 dhe në penallti më të mirë ishin skuadra e Vojnovcit që realizuan 2 përkundër vetëm një shënimi të talentave të kompanisë gjigante Amre. Derbin mes skuadrës nga Janjeva Ntp Gajtanit dhe Electro Techit të Gadimës e fituan këta të fundit në penallti, kjo nga tifozët u cilësua ndeshja më e mirë e ditës së parë.
kundër Mbretërve në një ndeshje tejet të luftuar e me shumë faulla, skuadra e gjelbërt nga Lipjani fituan 1-0 duke qenë kështu skuadra e parë që nuk pëson gol në një ndeshje të këtij turniri, kjo falë edhe meritës së portjerit të tyre që bëri disa intervenime fantastike si dhe përvojës së madhe të lojtarëve që e kontrolluan lojën me gjakftohtësi.
Drejtësia u nda nga dyshja e gjyqtarëve Alban Zejnullahu & Bajram Shillova, ndërsa gjatë gjithë kohës vërehej fryma e mirë që turniri përcillte tek lojtarët e sidomos te publiku të cilët po argëtoheshin në qdo moment.
Ky turnir mbahët në nderim të të rënëve në masakrën e Prillit të vitit 1999 në fshatin Sllovi, turniri mbahët që shumë sezone mirpo ky është vetëm edicioni i dytë që të drejtë pjesmarrje kanë të gjitha skuadrat nga qdo vend i Kosovës.


