Ulpiana - Minatori do jetë kryendeshja e ligës së dytë në futboll, ndeshja luhët këtë të diel me fillim nga ora 13:00 me të dy ekipet që do mundohën të fitojnë që të jenë edhe më tutje në garë për pozitën e parë në tabelë.
Të dy ekipet në këtë takim futën me kokën lartë dhe me formë të mirë, kjo pasi në javën e kaluar të dyat fituan pastër dhe thellë kundër kundërshtarëve të tyre.
Skuadra e Faruk Statovcit mundi brenda në Magure Bashkimin e Krushës, ndërsa Ulpiana dominoi në udhëtim Bashkimin e Gjakovës duke e mposhtur me "poker" 4-0 raporton Lajm24.
Skuadra e Faruk Statovcit mundi brenda në Magure Bashkimin e Krushës, ndërsa Ulpiana dominoi në udhëtim Bashkimin e Gjakovës duke e mposhtur me "poker" 4-0 raporton Lajm24.
Në takimet e fundit për të dy skuadrat debutuan transferët e reja, të cilët treguan kualitet dhe grintë duke i ndihmuar skuadrave në fitore. Tek Minatori luajti nga fillimi transferimi i ri Adnan Osa duke i dhënë sinjale të qarta trajnerit Statovci se ai është përforcimi i duhur për skuadrën, ndërsa tek Ulpiana 3 transferët e reja Musliu, Sadriu e Makolli shënuan në ndeshjën e fundit.
Edhe mini-sfida në tribuna mes Tigrave dhe Xehëtarëve pritët të jetë jashtëzakonisht interesante pasi kjo ndeshje ka vlerë jetike, dhe gjithësesi që edhe tifozët do kenë dorë në suksesin e njërës skuadër apo tjetrës.
Minatori për momentin ndodhët në pozitën e dytë në tabelë me 37pikë, ndërsa Ulpiana një pozitë më poshtë me 2pikë më pak.
Interesant fakti që përkundër dy humbjeve Ulpiana ka goldallimin më të mirë në ligë me sulmin efikas të saj që ka shënuar 58 gola në 15 ndeshje apo mesatarisht 4 gola për qdo lojë raporton Lajm24.
Favorit vështirë të caktosh në këtë ndeshje pasi në njërën anë është forma e mirë dhe skuadra e konsoliduar e trajnerit Statovci, ndërsa në anën tjetër super skuadra bardhë e kaltër e Megzon Visokës që luan para tifozëve të vetë, një gjë është e sigurt për gjithë futbolldashësit lipjanas dita e diele rezervon një super-sfidë me vlerë të madhe për kalim në ligën e parë.

Derbi lokal do jetë i nxehtë dhe spektakolar, prandaj ftoheni të gjithë në stadium të dielën me fillim nga ora 13:00.


