Nëse AC Milan arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve, atëher bordi do futet fuqishëm në merkato për të arritur shërbimet e Milenkovic-Savic në ndjekje të të cilit janë dhe skuadra të ndryshme të mëdha si Manchester United e Chelsea.
Idea për të pasur mesfushorin sërb në skuadër lindi pas kërkesës së presidentit të Lazios Lotitto i cili i kërkoi drejtuesëve amerikan të milanit një kredi prej 400milion$ për ndërtimin e stadiumit të ri i cili është objektiv i skuadrës nga kryeqyteti.
Mesfushori kualitativ ka qenë jashtëzakonisht i kërkuar në merkaton verore të vitit të kaluar dhe qmimi i tij ishte mbi 100milion mirpo këtë sezon dukët që ofertat për të janë rralluar, dhe me më pak oferta atëher bie dhe qmimi i lojtarit të cilin tani Rosonerët mund ta bëjnë pjesë të organikës së tyre për një shumë rreth 70milion euro.
Savic është pjesë e Lazios qysh nga viti 2015, dhe në 116 paraqitje ka arritur të shënoj 20 gola.

