Para 2 ditësh në emisionin NIN të ftuar ishin Dj Blunt & Real apo siq njihen tani e ca kohë ShaolinGang. Ata promovuan albumin e tyre të ri "Tululu" , folën për estradën mirpo dhe për jetën private.
"Tululu" quhet albumi i tyre i ri i cili përmbanë të gjitha videoklipet e dyshës që nga koha kur kanë ndryshuar stilin dhe kur kan filluar trendin "Shaolin", Blunt shpjegoi emrin "Tululu" që rrjedh nga Tu lu lu o malli apo sipas Blunt duke lulëzuar është malli(muzika e tyre).
Më tutje artistat thanë se albumi i tyre i ri do ngelët në histori, ashtu siq ishte albumi "egjeli" sa ishin pjesë e NR dhe këngët e tyre të tjera para se të ndrronin stilin. Ata gjithashtu shtuan se reperat tjerë në Kosovë janë imponim nga mediat dhe se muzika që ata krijojnë nuk është në hap me kohën apo me trendin botëror.
Blunt në këtë emision zbuloi emrin e të dashurës së fundit e cila quhet "Lona" , teksa Real hezitoi të tregonte për të dashurat e tij pasi që nuk do të ketë probleme.

