Kosova do luajë sonte ndeshje miqësore kundër kombëtarës së 10të më të mirë në botë Danimarkës, ndërsa pas 4 ditësh do përballët me Bullgarinë në ndeshjën e parë kualifikuese për Euro2020.
Sonte, Kosova nis një kapitull të ri dhe një rrugë të gjatë e cila në fund të dërgon në Euro 2020.Dardanët do përballën sonte nga ora 19:00 me Danezët e udhëhequr nga Eriksen e Schmeichel, ndeshja pritët të jetë një test i vërtetë për skuadrën e Challandes që do i tregojë këtij të fundit dhe të gjithëve se a do jetë kombëtarja kaltër e verdh gati për të kaluar në nivelin tjetër dhe për tu ballafaquar me skuadrat elitare të kontinentit.
Në ndeshjen e sotme pritët që strategu nga Zvicrra të provojë shumicën e lojtarëve të grumbulluar e minuta mendohët që do ketë dhe për Visar Bekajn e IPKO Superligës.
Trajneri Challandes në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se mund edhe të luanin kundër Gjermanisë apo ndonjë kombëtare akoma më të madhe mirpo ai insistoi që ndeshjën ta zhvillonin ndaj një skuadre që do vinte si musafire në Prishtinë.
Formacionet e mundëshme të ndeshjës së sotme:
KOSOVA (4-2-3-1) Muriç/ Vojvoda, Rrahmani, Haliti, Paçarada/ Shala, Halimi/ Rashica, Celina, Zeneli/ Muriqi.
Danimarka(3-5-2) Schmeichel/ Kjaer, Jorgensen, Christensen/ Schone, Eriksen, Delaney, Sisto, Larsen/ Poulsen, Braithwhite.
Nesër luhen ndeshjët e para në grupin kualifikues të Kosovës me Bullgarinë që pret Malin e Zi në Sofie, ndërsa superfuqia Angleze do përballët me Republikën Çeke.

