Sipas agjentit të Skriniar, Barcelona dhe Real Madrid po luftojnë për shërbimet e sllovakut Milan Skriniar.
Skriniar erdhi në Inter në vitin 2017 nga Sampdoria dhe tani është bërë një nga mbrojtësat më të mirë dhe më të vlefshëm në botë.
24 vjeçari gjithashtu ka qenë i përmendur për një transferim tek Manchester United, por ai sipas agjentit të tij mund ti bashkohët gjigantëve Spanjoll Barcelonës ose Realit.
"Real Madrid dëshiron ta ketë në skuadër e po ashtu edhe Barcelona. Nëse ata arrijnë ta bindin Interin atëherë dhe Skriniar mund të bëhet i tyri" - ka thënë agjenti i tij Mithat Halis për të përditshmën spanjolle AS.
Inter ka refuzuar në merkaton e kaluar një ofertë prej 75milion nga Manchester City, ndërsa tani Sllovaku llogaritët që kushton mbi 100milion euro.

