Informohu në çdo moment.

Mar 22, 2019

Caktohën 4 skuadrat më të mira të Ligës së Kampionëve në Kosovë!!

Mercedes Benz, Bryma Tex, Fox Group dhe Dental janë gjysmë-finalistet e Ligës Kosovare të Kampionëve.

Rent a car Shotani mposhti 1-0 Fox Group mirpo kjo fitore nuk i mjaftoi për tu kualifikuar tutje pasi skuadra e gjelbërt e Adrian Kajtazit kishte fituar sfidën e parë me rezultatin 3-2. Sfida shkoi në penallti ku Dhelpërat realizuan dy goditjet e tyre ndërsa skuadra e Rent a car i humbi 2 penalltitë e saj me Ramadan Alajn që dështoi para portjerit Muzaqi, ndërsa Mentor Mazrekaj nuk arriti të qëllojë portën.

Në ndeshjën tjetër "Derbi" në mes të Ardenos dhe Bryma Tex, fituan këta të fundit me rezultatin 2-1, ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 2-2. Tani skuadra e Bryma Tex që në skuadër ka super-lojtarë si Taulant Resinovci, Kreshnik Bahtiri dhe të tjerë do kërkojnë triumfin e dyfishtë pas ligës total në lipjan të cilën e fituan para një muaji.

Mercedes Benz dhe Dental kryen detyrën ndaj AgroFlorës dhe 7Vëllezërve duke i mposhtur thellë, me skuadrën e Mercedes që fitoi 5-1 kundër AgroFlorës, ndërsa Dental mposhti pastër 3-0 skuadrën e 7 Vëllezërve.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments