Informohu në çdo moment.

Mar 20, 2019

Përballje gjigantësh në gjysmë-finalët e ligës së kampionëve!


Nesër me fillim nga ora 21:00 luhën 4 sfidat e kthimit të qerek-finaleve në Kosova Champions League, pritën ndeshje jashtëzakonisht interesante si dhe një numër shumë i lartë tifozësh në Stadiumin Toni-M në Banullë.

Rent a car Shotani pasi humbi 3-2 ndeshjën e parë nga Fox Group do futët në fushë me qëllimin e vetëm fitorën, mirpo përballë ka kampionët aktual të Kosovës të cilët do mundohën që ta mbrojnë titullin e fituar nga viti i kaluar.
Skuadra e Roland Selimit pritët ti ketë në dispozicion të gjithë yjet e saj në këtë sfidë vendimtare, por dhe Dhelpërat e Adrian Kajtazit kanë lojtar të mirë në përbërje dhe dirigjohën nga një super dyshe e mesfushës Mentor Mejzini-Jeton Rukovci.

Ndeshje tjetër shumë e fortë dhe e hapur pritët të jetë dhe ajo mes kampionëve të Lipjanit Bryma Tex dhe gjigantëve të Ardenos, sfida e parë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2 ndërsa në ndeshjën e kthimit pritët të jetë gjithçka e hapur, me Narcist Alibegun e Ferid Agushin që do bëjnë gjithçka është e mundur për ta quar Ardenon në gjysmë-finale.

Në dy ndeshjet e tjera mirpo jo më pak të rëndësishme takohën Mercedes Benz kundër Agro Florës me ndeshjën e parë që përfundoi 4-3 në favor të skuadrës së Xhelal Osmanit, ndërsa Dentali i Petrit Budakovës e Albion Kurtajt pritët ta menagjojë rezultatin 6-2 të ndeshjës së parë por kujdes pasi në Ligën Total kan ndodhur rikthime të mëdha gjithmonë dhe edhe 7Vëllezërit kanë shancet e tyre.

Ndeshjët do fillojnë nga ora 21:00 përshkak se Liga Total e respekton në maksimum kombëtarën Kosovare të futbollit e cila luan nga ora 19:00 përballë Danimarkës, dhe nuk dëshiron që shikuesit e tyre ta humbin super-miqësorën e ditës së nesërme.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments