Ish kampioni në UFC, do dale përballë gjykatës Irlandeze për akuzat që I janë bërë në lidhje me sulmin seksual në Dublin.(sipas The Guardian)
Disa orë pas tërheqjës së tij zyrtare nga MMA, raportohet se ylli Connor McGregor do dale shumë shpejtë para gjykatës Irlandeze.
Në lidhje me këtë rast McGregor ishte dënuar me mbajtje gjatë muajit dhjetor të vitit 2018 mirpo ai nuk u shpall asnjëher fajtor për rastin, të paktën jo deri më tani.
Sulmi Seksual për të cilen akuzohët ish-kampioni I peshave të lehta thuhët që ka ndodhur në "Beacon Hotel" që ndodhet 25 minuta larg vendlindjës së McGregor, ku "The Notorious" qëndron gjatë pushimeve.
Sot, Karen Kessler nga ekipi I avokatëve të McGregor ka deklaruar: "Kjo histori ka kohë që ka kaluar nuk e kuptojë se pse po raportohët tani", ai gjithashtu shtoi se Tërheqja e Connor nga MMA nuk është aspak pasojë e këtij hetimi nga gjykata Irlandeze "Mendimi se Connor është tërhjekur nga MMA përshkak të kësaj ngjarje është komplet fals, ai mund të luftojë prap në të ardhmën mirpo në një vend ku luftëtarët rrespektohën për vlerat e tyre, aftësitë si dhe stërvitjet e rënda e dedikimin që e shfaqin për këtë sport".
Ish-kampioni që njihet për problemet e tij gjithashtu ishte arrestuar këtë muaj për vjedhje të telefonit të një fansi që po e fotografonte, dhe I kishte ikur burgut pasi ishte përleshur në konferencën për shtyp pas UFC 223.

