Minatori nga Magurja luan këtë javë në fushën e saj kundër Lepencit, fitorja do e ngriste në tabelë ndërsa rezultati negativë do zvoglonte shancat e skuadrës nga Magurja për kalim në ligën e pare.
Pas barazimit 0-0 në Kamenicë ndaj Dardanës lidere në një ndeshje të cilën skuadra e Faruk Statovcit meritoi ta fitonte dhe ishte shumë e pa fat, tani radhën e ka një tjetër ndeshje tejet e rëndësishme ajo me Lepencin e vendit të tretë në tabelë.
Skuadra simpatike nga Magurja për momentin ndodhët në pozitën e katërt në tabelë, mirpo ndeshja kundër Lepencit është sfida e fundit e vështirë për ta në të cilën edhe mund të lëshojnë pike pasi që ndeshjet derbi me 2 skuadrat e tjera të vendeve të para Dardanën dhe Ulpianën I ka përfunduar.
Stadiumi në Magure pritët të jetë I mbushur maksimalisht në përkrahje të vendasve të cilët shpresojnë të arrijnë një fitore tepër tepër të rëndësishme në luftë për kalimin në ligën e pare.

