Sot është marrë vendimi për të shuar klubin e futsallit FC Besa - Pejë, lajmin e hidhur e tregoi kryetari Adnan Hyseni I cili tregoi se nëse për një javë nuk arrin mbështetja atëher klubi do shuhët përfundimisht.
Skuadra e tretë më e mirë e momentit në superligën e futsallit Kosovar FC Besa është shumë pranë shuarjës, kjo si pasojë e mungesës së financimit dhe bojkotit të shumicës së lojtarëve.
Vetëm Artidon Kelmendi, Shkodran Loshaj, Endrit Gjurkaj, Genc Vokshi dhe Agon Rexha nga lojtarët kanë shprehur gatishmërinë që të luajnë ende për skuadrën edhe pse ka vonesa në pagesat e tyre, ndërsa Besës I kanë qëndruar besnik edhe zyrtari Ali Tahiraj si dhe trajneri Afrim Belegu.
"Unë kurr nuk do kisha besu se lojtarët që i kam rrit, eduku e mbeshtet fuqishëm për shumë vite në këtë kohë tepër të veshtirë emocionale, shpirtërore e financiare që po kalon familja ime pas humbjës së vllaut Avnis do e bojkotente klubin kur kanë mbet vetëm edhe 5 ndeshje për tu zhvillu sepse familja ime dhe klubi Besa i ka shperby ndër vite po këta lojtarë e qindra të tjerë po unë për këtë veprim të padrejt nuk kam qka të ju them më shumë pos faleminderit për bojkotin." tha trajneri Hyseni, ndërsa ai i'u drejtua edhe firmave që dëshirojnë të ndihmojnë klubin të mbijetoj në këtë situate të vështirë "Unë për herë të parë publikisht i drejtohem të gjithë atyre që e kanë mundësinë financiare ta mbështesin klubin FC Besa Futsal që së paku të mos shuhet dhe ta përmbyllim kampionatin 2018/2019 do i isha mirnjohës sepse kam sakrifiku shumë dhe do ishte goditje e rënd për mua por edhe për qytetin e Pejës dhe sportin në përgjithësi siq edhe për FFK-në si institucion. Pra në qoftse deri me datën 5 Prill 2019 klubi nuk do ketë mbështetje jam i detyruar që ta shuaj ekipin FC Besa Futsal."
Para marrjës së këtij vendimi klubi FC Besa ndodhej në pozitën e tretë në superligën kosovare të futsallit me 20 pike në 16 ndeshje ndërsa pas 2 ditësh do e priste në takim Mabetex Prishtinën e vendit të dytë si vendas në Pejë.

