Fotografi nga Kamenica Arian Mavriqi në bashkpunim me profesorin Taulant Bino, na sjellin këto imazhe të Flamingos Franceze duke fluturuar mbi trojet e bukura Shqiptare, saktësisht në Divjakë.
Në fotot e shkrepura nga fotografi Mavriqi dallohën qartë shifrat, e në bazë të tyre del që kjo Flamingo është unazuar në Francë me shifrat "KDA7" dhe besohët që është nga kolonia Bouche du Rhöné afër qytetit të Marsejës.
Fotografi ka treguar se po bëjnë përpjekje të marrin letërnjoftimin e këtij Shpendi nga kolegët Francez, me qëllim edhe evidentimin e datëlindjës së saj.
Para një viti Mavriqi na solli edhe fotografi të shqiponjës "Osprey" për të cilën nuk kishte të dhëna evidente që egzistonte në Kosovë.


