Informohu në çdo moment.

Feb 7, 2019

Ndeshje vendimtare për mbetje në superligë mes KB Lipjanit e AFK Borea

2 skuadrat e fundit të tabelës KB Lipjani dhe AFK Borea përballën këtë të dielë në kuadër të javës së 18të në Superligën e basketbollit Kosovar.

Ndeshja do zhvillohët të dielën me fillim nga ora 19:00, në sallën e sportit në Lipjan aty ku edhe pritët shikueshmëri e lartë në numër dhe përkrahje e pa precedentë e tifozerisë vendase "Ultras Tigrat" të cilët do të motivojnë lojtarët e tyre në këtë ndeshje vendimtare, dhe ti japin zemër për të fituar dhe për tu shkëputur me 2pikë nga vendi i fundit të cilin momentalisht e mbartë Borea. Tifozeria nikoqire pret shumë nga lojtarët e skuadrës dhe me doemos e kërkon fitorën në këtë takim duke mos pranuar asnjë rezultat tjetër.

Të dy skuadrat kan fituar nga një herë kundra njëra-tjetrës në këtë sezon dhe kjo do jetë ndeshja e tretë mes tyre. Në ndeshjën e parë të zhvilluar në Ferizaj fitues doli Borea me rrezultat 83-87, ndërsa në Pejë fitorja i takoi Lipjanasve me rezultatin e ngushtë 77-75.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments