Informohu në çdo moment.

Feb 7, 2019

Protestë masive: "Të dënojmë përdhunuesit, e jo viktimën"

Protestë masive ka nisur sot në orën 12:00 në Prishtinë, Protesta është organizuar nga " Youth initiative for Human Rights - Kosovë, nën moton: " Ta dënojmë përdhunuesin, e jo viktimën".


Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para stacionit policor në Prishtinë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë, Rashit Qalaj dhe futjen në burg të personave që kanë kryer vepër penale. Këta qytetar po kërkojnë me doemos drejtësi për rastin e përdhunimit ndaj 16vjeqarës nga drenasi që dyshohët që është përdhunuar nga hetuesi i policisë raporton lajm24-ks.blogspot.com.
Në protestë po kërkohët edhe shkarkimi i drejtorit të policisë së Kosovës Rashit Qalajt, “Ai është përgjegjësi kryesor që policia bënë gjëra të tilla, nëse jo dorëheqje atëherë kërkojmë shkarkimin e tij”, ka thënë njëri nga protestuesit.
Protestuesit nën brohoritjet “marre, marre”, “Përdhunuesit në burg”,thanë se vajzat sot nuk janë të sigurta as në shkollë, as në polici e as në spital. 
Në fund protestuesit kërkuan edhe nga policët ta përkrahin këtë protestë dhe të lëvizin 2 hapa mbrapa nëse janë kundër përdhunuesve dhe kriminelëve. Në këtë shtet ëdhtë bërë e vështir të dallosh policin me përdhunuesin.
lajm24-ks.blogspot.com

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments