Informohu në çdo moment.

Feb 7, 2019

Bujani bëhet kampion i ligës së parë, fiton trofeun e dytë brenda 4 ditëve!!!

Para 3 ditësh fituan kupën e ligës duke mundur Drenin 3-1, ndërsa sonte fituan edhe titullin kampion në ligën e parë duke ju hakmarrur Besëlidhjes dhe duke e mundur me rezultatin 2-1.

Kështu me 2 trofe brenda 4ditësh skuadra simpatike nga fshati i Bujanit kurorëzon një sezon fantastik në Ligën Total ku shumicën e kohës ishte në vendet e para në ligën e parë dhe gjithmonë dominante duke treguar forcën ndaj qdo kundërshtari qoftë ai i fortë apo inferior.

Skuadra e trajnerit Avdyl Buja në sezonin e rregullt u dominua vetëm nga Besëlidhja ndaj të cilës humbi 5-0, mirpo ndoshta ajo ndeshje ishte dhe pika e kthesës për Bujanin të cilët pas atij momenti shkatërruan qdo skuadër që i doli para dhe të udhëhequr nga Behar Topalli e Lavdim Gashi mirpo pa lënë mbrapa as lojtarët e tjerë si kandidati për top të artë Taulant Buja dhe dukshëm portierin më të mirë të sezonit në të gjitha ligat veteranin Faruk Mehmeti arritën të fitojnë 8-1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Xoni-ps në gjysmë-finale e pastaj në finale rikthyen nderin kundër Besëlidhjës duke fituar 2-1 në një ndeshje të zjarrtë ku rol vendimtar pati edhe tifozeria nga Bujani.

Bujani sezonin tjetër do jetë pjesë e Superligës ku konkurrenca është dukshëm më e madhe mirpo prap se prap me ndonjë transferim eventual si dhe me ndihmën e tifozëris do temtojnë t'ia mbyllin gojën edhe top ekipeve të superligës njejtë siq i'a mbyllen gojën sonte Besëlidhjës.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments