Informohu në çdo moment.

Aug 14, 2019

Shkolla e KF Arbëria fillon stërvitjet, Trajneri Statovci kërkon sukses dhe diciplinë nga lojtarët.

Shkolla e futbollit KF Arbëria ka filluar tashmë e disa ditë stërvitjet për sezonin e ri në të cilin ata do mbrojnë titullin kampion në regjionin e Ferizajit të fituar gjatë sezonit të kaluar.

KF Arbëria po funksionon për mrekulli dhe kjo gjë vërtetohet edhe me shkollën e saj të futbollit, e cila në drejtimin e ish-futbollistit Ylber Statovci po shënon sukses të madh qysh në vitet e para të themelimit.

Të gjitha grupmoshat që veçse kanë filluar me stërvitjet, trejningun po e kryejnë në 4 ditë të javës teksa 3 ditë të tjera janë pushim për ta.
Trajneri Statovci i pyetur nga SportLajm rreth qëllimeve të tij për këtë sezon deklaroi: "Synimet e shkollës së futbollit të klubit nga Dobraja janë zhvillimi i futbollistëve të rinjë, suksesi me moshat e reja si dhe furnizimi i skuadrës A me futbollistë të talentuar dhe të edukuar".

SportLajm nga burime të afërta me klubin ka mësuar që disa nga talentët të cilët shumë shpejtë projektohen të stërvisin me skuadrën e parë janë: Nazmi Rrustemi, Nderim Tafili, Arbnor Streli, Bleon Fazliu si dhe portjeri i ri por tejet i talentuar Ridon Llugiqi.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments