Informohu në çdo moment.

Aug 13, 2019

Gjyqtare femër për superkupën e europës!!

35 vjeçarja Stephanie Frappart do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Liverpool - Chelsea të vlefshme për Superkupën e Europës e që do luhet në stadiumin "Vodafone Park" të Stambollit.

Fituesit e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Europës do përballën mes tyre me 14 Gusht për trofeun e Superkupës Europiane me skuadrën e Jurgen Klopp që është dukshëm favorite përball Chelseas së Frank Lampard.

Risitë e këtij viti janë VAR (Video Assistant Reffere) si dhe referja femër Stephanie Frappart e cila bëhet e para femër që do drejtoj një ndeshje të tillë.

Të kënaqur me vendimin që ndeshjen ta gjykoj Frappart u shprehën edhe dyshja e trajnerëve Klopp & Lampard të cilët për shtypin deklaruan se kjo gjë është në benefit të futbollit.

Për të organizuar finalen e superkupës në garë ishte dhe Shqipëria me Stadiumin "Arena Kombëtare" i cili akoma nuk ka filluar të duket si stadium pasi që punimet janë vonuar shumë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments