Gjatë kësaj vere Ulpiana ka transferuar shumë lojtar, ndër të cilët edhe Butrint Gashin që vjen nga një sezon i mirë me KF Arbërinë, djaloshi lipjanas kishte luajtur në grupmoshat e Ulpianës para se të kalonte tek SDC Ifa e më pas edhe në Shqipëri.
"Nuk ka më mirë se shtëpia" dhe këtë gjë pritet ta vërtetoj Butrint Gashi lojtar i gjeneratës 1999, i cili pavarësisht se shumë i ri ka karrierë jashtëzakonisht të pasur dhe ka luajtur me lojtarë të tillë si Lirim Kastrati dhe Esat Mala duke qenë kampion në kategorinë superiore U-17 me Shkëndijen e Tiranës.
Nga Gashi pritet që të shkëlqej dhe të rikthehet tek sukseset me klubin e tij të parë Ulpianën, ku edhe u rritë dhe u formua si lojtarë sa luante për kategoritë U-10 dhe U-13.
Butrinti ishte lojtari kryesor i gjeneratës U-13 të pamposhtur të Ulpianaës gjatë viteve 2011-2012, duke u dalluar gjithmonë për stilin elegant të lojës dhe për angazhimin.

