Pas takimit të parë mes tyre që përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të Mercedes Benz, të dielën luhet akti i dytë në takimin gjysëm final në mes të besuarve të Fadil Sopës dhe Xhelal Osmanit.
Mercedes nuk ishte vetvetja në takimin e parë dhe kjo gjë u pa qartë, loja e Benzave që të gjithë jemi mësuar ta shohim nuk erdhi fare në konsiderim dhe ata "ndoshta" e fituan takimin me pak fat, pasi 3 nga 4 golat e tyre erdhën nga largësitë e mëdha, prandaj ata duhet të bëjnë kujdes në takimin e dytë gjysëm-final pasi 1 gol nuk është dallim shumë i madh dhe mund të thyhet lehtë.
Bujani në anën tjetër luajti mirë në gjysëm-finale dhe ishte e barabartë me liderët e sezonit të rregullt, teksa dallimin e vetëm e bënë momentet. Skuadra e drejtuar nga Fadil Sopa në takimin e parë nuk pati ose më mirë të themi nuk zgjodhi të kishte dyshën Taulant Buja & Urim Statovci golat e të cilëve në qerek-finalen e kthimit e quan skuadrën aty ku është tani, teksa kundërshtarët e tyre u detyruan të "djerësitnin" shumë përshkak të lëndimeve me Narcis Alibegun që ishte i pranishëm por nuk mundi të inkuadrohej ndërsa Albion Pira as nuk ishte në fushë.
Kjo ndeshje do luhet në orën 22:40, në Toni Stadium, Banullë.
Parashikim: Mercedes Benz 4-2 Bujani & 7 Vëllezërit
Formacionet e mundshme:
(Mercedes Benz) Petrit Budakova/ Albion Pira, Alban Mehmeti, Mentor Mejzini, Mentor Bytyqi, Leonis Gashi
(Bujani & 7 V) Faruk Mehmeti/ Behar Topalli, Besnik Selmani, Lavdim Gashi, Kreshnik Bahtiri, Avni Ibrahimi

