Informohu në çdo moment.

Jun 27, 2019

Bujani & 7Vëllezërit fiton thellë ndeshjën e parë!

7-3 në favor të Bujanit përfundoi takimi i natës së djeshme kundër Termo Labit, skuadra nga Topliqani luajti mjaftë mirë por përvoja e lojtarëve të Bujanit bëri diferencën.

Të kesh në skuadër aq shumë ish-kampion të superligës dhe të eleminohesh në raundin e parë të playoff është e pamundur, e këtë e vërtetoi më së miri skuadra e Bujanit dhe 7Vëllezërve që me hiq më pak se 5 ish-kampion në superligë nga sezonet e më parshme fitoi 7-3 kundër Termo Labit që siguroi playoff/in pas plotë edicioneve ndjekje dhe ky duket të jetë edhe objektivi i tyre final pasi gjasat për të kaluar më tutje janë minimale.

Për Bujanin 2 gola të bukur shënoi Urim Statovci teksa me nga një gol kontribuan Kreshnik Bahtiri, Eni Ademi, Behar Topalli, Blendi Gashi dhe Lavdim Gashi ndërsa për skuadrën nga Topliqani dopietë shënoi Gon Hoxha ndërsa një gol shtoi edhe Biond Matoshi.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments