Gjatë një postimi në facebook të faqës zyrtare të Komunës së Lipjanit u bë e ditur se një turnir i ri do mbahet këtë vitë në Lipjan.
Turneu Diaspora do ketë 64 skuadra, ndërsa paraqitja kushton vetëm 10 euro në të pritet të marrin pjesë skuadrat dhe lojtarët më të mire Lipjanas dhe vend do ketë padyshim edhe për mërgimtarët që janë arsyeja kryesore se pse ky turnir do të organizohet.
1000 euro shpërblim për vendin e pare janë shumë tunduese dhe pritet ti motivojnë yjet e mëdhenjë anë e mbanë Kosovës që të marrin pjesë në turnir.
Gazeta SportLajm do ketë ekskluzivitetin total sa i përket anës mediale.

