Ulpiana fiton 2-0 kundër Bashkimit dhe vazhdon drejtë titullit në ligën e dytë, pjesa e dytë vendimtare.
Ndeshja filloi qetë me skuadrat që nuk rrezikonin, teksa rastin e pare serioz e paten musafirët nga Krusha e madhe të cilët përpak sa nuk shfrytëzuan gabimin e portjerit lipjanas për të kaluar në avantazh.
Vazhdimi i pjesës së pare i takoi plotësisht vendasve të cilët paten disa raste mjaftë të mira me sulmuesit Misini e Kelmendi mirpo gol nuk pati.
Minuta e 28 po luhej kur Ulpiana realizoi mirpo golin nga goditja e lirë të qendër-mbrojtësit Akil Makolli nuk e pranoi gjyqtari i takimit, i cili vendosi që goditja e lirë duhet të përsëritet.(goli i anuluar i Makollit në videon e më poshtme).
Pjesa e dytë filloi me inkuadrimin në lojë të Musliut dhe Rexhepit, një zgjidhje taktike që rezultoi vendimtare në fitorën e Kaltër e Bardhëve, pasi pikërisht këta dy lojtarë I dhanë oksigjen sulmeve të Ulpianës duke rrezikuar mjaftë shumë portën kundërshtare.
Pas disa faullave radhazi në sulmuesin e krahut Mubarek Musliu erdhi edhe goli, të cilin nga një goditje e lirë rreth afërsisht 22 metrave e realizoi pikërisht ai që e fitoi faullin.(golin e Musliut e gjeni në videon e më poshtme).
Ulpiana po luante shumë më mire por goli nuk po vinte, të paktën jo deri në minutën e shtatë-dhjetë e nëntë kur sulmuesi i krahut të djathtë shënoi pas shtyllës së goditur nga "Ylli" Lipjanas Shqiprim Kelmendi, por fatkeqësisht goli i dytë I "Tigrave" u anulua për pozicion të pa rregulltë.(videon e golit të anulluar e gjeni më poshtë)
Në vazhdim Ulpiana po kontrollonte lojën mjaftë mire, dhe me klasin e Makollit e Baftiut po e mbante topin aq sa kishte nevojë për ta shtyer kohën akoma më shumë, në momentet e fundit të takimit pati dhe tensione mes Musliut dhe Baftiut nga Ulpiana dhe lojtarëve të skuadrës së Bashkimit por gjyqtari i takimit nuk e zverdhi asnjë lojtar.
Goli i dytë për djemtë e drejtuar nga Megzon Visoka arriti në minutën e tetë-dhjetë e shtatë nga qendër-mbrojtësi prishtinas Granit Ahmeti I cili shfrytëzoi tollovinë në mbrotjën e skuadrës kundërshtare për të shënuar golin e qetësisë.(goli i dytë i Ulpianës ndodhët në videon e më poshtme).
Në stadiumin e qytetit "Sami Kelmendi" ishin të pranishëm mbi 300 shikues në mesin e të cilëve dhe ish-lojtar të skuadrës si Fidan Gërrbeshi, Arbnor Hyseni, Nehat Flugaj, Visar Bardhi dhe Alban Mehmeti ndërsa kishte dhe tifozë musafir që kishin udhëtuar nga Krusha e Madhe.

