4-0 përfundoi ndeshja e sotme e luajtur në Magure në mes Minatorit dhe musafirëve të Galaksisë.
Minatori nuk zhgënjen dhe fiton sfidën e radhës, skuadra e trajnerit Faruk Statovci ka kohë që nuk njeh rezultat tjetër pos fitorës, ndërsa dy ndeshjet e vetme në të cilat nuk mori 3 pikë në Pranverë ishin ato me Ulpianën dhe me Dardanën, skuadra këto tejet cilësore.
Ndeshja e sotme tregoi se Minatori do vazhdojë deri në fund ta ndjek ligën e parë në mënyrë që ta përmbyllë këtë "sezon historik" si triumfues, ndeshja e sotme njejtë si dhe takimet para-ardhëse të skuadrës nga Magurja ishte e bukur dhe me plotë raste shënimi e me gjallëri e llojllojshmëri aksionesh atraktive.
Në fitoren e "Xehëtarëve" shenjën e tyre e lanë këta lojtarë:
I Përhershmi Lorik Dobratiqi që shënoi dy herë ndërsa Flamur Gashi e Gentrit Bislimi vazhduan me paraqitje spektakolare duke realizuar përsëri.
I Përhershmi Lorik Dobratiqi që shënoi dy herë ndërsa Flamur Gashi e Gentrit Bislimi vazhduan me paraqitje spektakolare duke realizuar përsëri.
Minatori pritët të fitojë të gjitha ndeshjet e saj deri në fund të kampionatit, pasi që nuk kan ndonjë përballje derbi dhe janë shumë herë më kualitativ se kundërshtarët e radhës.

