Ndryshime të mëdha në renditjen e ligës së parë ashtu siq edhe Lajm24 parashikoi në titullin e para disa ditëve, Marigona J u shkatërrua 10-2 nga Shokët ndërsa Gadimja Epërme vazhdon sigurtë përpara.
Rezultat i pa pritur në sfidën në mes FC Shokt dhe Marigona J këtu skuadra nga Medveci e përbërë nga talentë të shumtë si Besart Haziri, Drin Alushi e vëllezërit Altin dhe Ardit Ramadani fitoi me rrezultatin e thellë 10-2, tani Dobrajasit kan humbur vendin e parë që e mbanin prej 5 javësh duke javë lënë "komshinjëve" të Restaurant Diellit.
Gadimja Epërme mposhti pastër 5-3 skuadrën e Eurokos, për skuadrën nga Gadimja kjo ishte fitorja e dytë rresht në derbi pasi dhe javën e kaluar mposhtën Marigona J ndërsa për Arbër Kelmendin dhe skuadrën e tij të Eurokos kjo ishte humbja e parë e sezonit.
Rufci po luan mirë dhe nëse vazhdojnë me të njejtën tempo ndoshta ata në sezonin tjetër do e prekin për së pari herë superligën, fitorja 4-1 kundër Konjuhit i dërgoi ata në pozitën e dytë në tabelë.
Sonte luhen dy ndeshje të tjera në këtë ligë:
21:50| Banulla - Besëlidhje
22:10| Gzimi Market - Illyria
