Informohu në çdo moment.

Apr 21, 2019

63 gola në diten e parë, sonte luhen ndeshjet tjera në turneun "Shaqir Hoxha"


Ndeshje të bukura dhe me plot gola pati ditën e djeshme në turneun "Shaqir Hoxha" që po mbahët në Shalë.

Spix mposhti 7-2 Musollin në ndeshjën që pati më së shumti gola plotë nëntë, paraqitje të mira dhanë dhe skuadra e Auto Servis Gajtanit që në përbërje kishte lojtarë si Eragon Gashi, Taulant Buja si dhe dyshen e talentuar Gashi-Hasimi që mposhti Xhavit Kozhanin me rezultatin 6-2.

Favoritët e Yjeve fituan 5-1 pavarësisht që në skuadër kishin një përbërje krejtësisht tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim ndërsa edhe Ardeno fitoi duke mposhtur thellë Kleçkën 7-0.

Topliqani fitoi me rezultat të ngushtë kundër Afrim Kastratit, ndërsa edhe një skuadër e madhe Prishtinase si Mobi Gega hasi në vështirësi të mëdha kundër Shala Trans duke u imponuar dhe duke fituar lehtë 1-0.

Ndeshja e fundit ishte ajo mes ekipit të turnirit Shaqir Hoxha dhe skuadrës Syla, këtu fitues dolën skuadra që përfaqëson dëshmorin nga Shala me rezultatin 5-2.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve ishin këto:

Bytyqt 5-3 Pajazit
Fushtica 2-3 Shokët
Xhavit Kozhani 2-6 Auto Gajtani
Spix 7-2 Musolli
Kleçka 0-7 Ardeno
Afrim Kastrati 3-4 Topliçani
Minatori 4-1 Barnatore Anida
Pishina Lumi Ri 1-5 Yjet
Shala Trans 0-1 Mobi Gega
Shaqir Hoxha 5-2 Syla.

Ndërsa sonte nga ora 19:00 luhen edhe nëntë sfida të tjera:

19:00| Kurrumeli - Rinia PDK
19:25| Fitori - Mobi shop Nipi
19:50| Altini Energy - Shala
20:15| Pjetërshtica - 27 Maji
20:40| Chelsea - Fitori Junior
21:05| Toli - Meda G
21:30| Krojmiri - Plakiqt
21:55| Besimi Comerce - Albehari
22:20| 4 Dëshmorët - Dugolli

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments