Informohu në çdo moment.

Mar 12, 2019

Mitchell - superylli dhe shpresa e KB Lipjanit

Michael Mitchell është lojtari më i ri i KB Lipjanit, ai në dy ndeshjet e tij të para me klubin ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme duke realizuar 18pikë e 11kërcime kundër Bashkimit dhe 22pikë 7kërcime e 4asistime në ndeshjën e fundit ndaj Golden Eagle Yllit.

Mitchell nuk ka akoma 1 muaj që ka arritur në Lipjan, pasi erdhi vetëm pak ditë para sfidës së javës së 19të kundër Bashkimit, mirpo me super-paraqitjet e tij dukët se do qëndroj gjatë këtu pasi tani vetëm se është një nga më të pëlqyerit e tifozëve.

Mitchell ka ardhur në Lipjan pas 4viteve të kaluara në kolegjin Alderson Brauddus, ndërsa sa ishte në shkollë të mesme ai luajti për Michigan Spartans- shkollë në të cilën kanë luajtur legjenda të NBA si Magic Johnson, Zach Randolph e Draymond Green.

Mitchell së bashku me James Johnson janë të vetmit me formë stabile te Lipjani dhe që garantojnë vazhdimsinë, ndërsa lojtarët e tjerë nuk bindin, nëse KB Lipjani dëshiron që në sezonën tjetër të kërkoj diqka më shumë në Superligë duhët që padyshim të mbajë në skuadër Mitchell, Johnson dhe Mehmetin si titullar dhe ndoshta Demin e Malën për stolin, lojtarët e tjerë nuk bindin aspak.

Gjiron e rradhës KB Lipjani e luan jashtë ku do jetë musafir i KB Rahovecit dhe do luajnë ndaj një ish-i të skuadrës si Fisnik Juniku.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments