Sonte, me fillim nga ora 21:00 në Allianz Arena luhët ndeshja e kthimit mes Bayern dhe Liverpool, fituesi kalon në qerek-finale, qdo barazim me gola e dërgon Liverpoolin tutje ndërsa barazimi pa gola e dërgon lojën drejt vazhdimeve.
Pas barazimit 0-0 në Anfield, sonte luhët akti i dytë i sfidës Bayern Munich vs Liverpool. As edhe një ulëse nuk pritët të jetë e lirë në stadiumin mitik Gjerman me tifozët qé kanë prerë biletat e tyre për këtë ndeshje qysh pas shortit të këtij raundi.
Liverpool pritët të ketë të gjithë skuadrën e parë në dispozicion për këtë takim, për të kuqt e Klopp mungojnë vetëm Naby Keita dhe Oxlade-Chamberlain, ndërsa as në këtë ndeshje dukët se sdo ketë minuta për Xherdan Shaqirin me formacionin titullar të Reds që pritet të jetë:
(4-3-3) Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Milner, Salah, Mane, Firmino.
Ndërsa Bayerni sdo ketë në dispozicion 4 nga lojtarët më të mirë të skuadrës, me Kimich e Mueller të suspenduar ndërsa Robben e Tolisso të lënduar, formacioni i skuadrës së Kovach pritet të jetë:
(4-2-3-1): Neuer; Rafinha, Boateng, Hummels, Alaba; Javi Martinez, Thiago; Gnabry, James, Ribery; Lewandowski
Gjasat për kalim tutje janë shumë të barabarta në këtë takim, me të dyja skuadrat që janë shumë kualitative dhe që kanë super yje në përbërje, Bayern ka avantazhin e të qenit vendas mirpo Liverpool ka avantazh barazimin pra i mjafton të mos humbë dhe do jetë tutje.
Shancat për kualifikim sipas Lajm24 janë: Bayern 52% - 48% Liverpool
