Informohu në çdo moment.

Mar 10, 2019

Minatori njoftohët me humbjën, Ulpiana fiton bindshëm 3-0

Derbi lokal në mes Ulpianës dhe Minatorit, i lujatur sod në stadiumin e qytetit "Sami Kelmendi" përfundoi 3-0 në të mirë të ekipit vendas, Egzon Abazi hapi ndeshjën me gol ndërsa Shqiprim Kelmendi shënoi dopietë.

Fillimi i mbarë gjysma e punës thotë një shprehje e vjetër popullore, dhe kështu edhe ndodhi në këtë takim. Ishte vetëm minuta e tretë e takimit kur pas një rasti të kontestueshëm në mesfushë përpara dolën skuadra e Megzon Visokës dhe me një kundërsulm të shpejtë e të rrëzikshëm shënuan përmes mbrojtësit të djathtë Egzon Abazi.

Pjesa e parë ishte e barabartë sa i përket lojës me Ulpianën që kishte avantazhin dhe temtonte ta mbronte atë duke i naturalizuar krejtësisht sulmuesit e rrëzikshëm Stublla e Gashi që s'arritën as ti afroheshin golit në këtë takim.

Edhe pjesa e dytë nisi njejtë si e para, Mubarek Musliu dribloi shkëlqyeshëm dy kundërshtar për të quar topin tek sulmuesi Shqiprim Kelmendi i cili ballë për ballë me portierin musafir shënoi për 2-0, ekipa e Statovcit po mbante topin mirpo rastët i kishte të pakta, të paktën deri në minutën e 64 kur në lojë për Ulpianën u inkuadrua Gentian Emini duke përforcuar kështu mbrojtjën e duke mos i lënë skuadrës musafire as më të voglin rast shënimi.

Krejt në fund skuadra nga Magurja e pa që nuk ka më shpresa për të marrë rezultat pozitiv dhe u q'ortientua totalisht në mbrojtje duke i dhënë mundësinë super Shqiprim Kelmendit për të realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën Lipjanase, duke e quar kështu rezultatin në 3-0.

Më të mirët në këtë takim për Ulpianën ishin: Shqiprim Kelmendi, Emir Baftiu, Adhurim Bekteshi e Gentian Emini, ndërsa për skuadrën nga Magurja i vetmi lojtar që ishte në element dhe provonte të bënte diqka ishte Valon Hasani me pjesën tjetër të skuadrës që ishin vetëm numër në këtë sfidë.

Java e ardhshme rezervon sfida të lehta për të dya skuadrat me Ulpianën që është musafir i vendit të fundit Çelikut, ndërsa Minatori pret në shtëpi skuadrën e Vjosës nga Shtimja.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments