Informohu në çdo moment.

Mar 9, 2019

Baftiu: "E rrespektojmë kundërshtarin, mirpo nesër fitojmë ne"!

Nesër, me fillim nga ora 13:00 luhët derbi i ligës së dytë mes Ulpianës dhe Minatorit.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, të dyja ekipët janë përgaditur maksimalisht për këtë ndeshje siq tregon edhe numri 10 i Ulpianës Emir Bafitu në një deklaratë ekskluzive për Lajm24.

"Duke i ditur ambiciet e klubit dhe organizimin e mirë por gjithashtu dhe organikën e talentuar që posedojmë, neser të vetmin synim e kemi fitorën, jemi përgaditur maksimalisht gjatë gjith javës duke ditur se do kemi nje ndeshje të vështirë ndaj kundërshtari të mirë-përforcuar si Minatori, mirpo e përsëris që nesër luajmë vetëm për fitore dhe i vetmi synim i Ulpianës është vendi i pare dhe asgjë më pak. Besoj fuqishëm që Tigrat do na përkrahin maksimalisht nesër dhe do jenë lojtari i 12të i Ulpianës në sfidën ndaj Minatorit të Magurës" - tha Baftiu për Lajm24.

Emir Baftiu ka qenë njëri nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni tek Ulpiana, dhe gjithashtu është një ndër lojtarët më të dashur nga tifozët "Ultras Tigrat".


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments