Informohu në çdo moment.

Mar 2, 2019

Minatori fiton 3-0 dhe rrëmben vendin e parë, Dobraja humb përsëri.




Sot, Minatori i Magurës kreu detyrën ndaj Bashkimit(Krushë e Madhe) duke fituar pastër 3-0 me të rinjtë e udhëhequr nga Faruk Statovci që tashmë rrëmbejnë pozitën e parë në ligën e dytë(B), ndërsa Arbëria e Emin Bajramit u çmontua në Prishtinë nga 2 Korriku duke humbur 3-0.

Enis Stublla me një 2 golësh dhe një gol tjetër nga Flamur Gashi vendosën fitorën 3-0 të Minatorit kundër Bashkimit të Krushës së madhe në ndeshjën e cila u zhvillua në Magure. Kështu të besuarit e Faruk Statovcit tashmë dalin në pozitën e parë në tabelë me 37pikë në 15ndeshje në pritje të sfidës së nesërme mes Dardanës dhe Lepencit ku në rast të një barazimi të mundëshëm skuadra nga Magurja do mbetej dhe më tutje e para në tabelë.

Në anën tjetër skuadra tjetër nga Lipjani, ajo e Arbërisë nga Dobraja shënoi humbjën e dytë rresht në Prishtinë ku u mposht nga 2 Korriku me rezultatin 3-0, Arbëria e Emin Bajramit ishte në disavantazh qysh nga minuta e 16' e takimit e deri në fund, siq duket pushimi dimëror e ka tronditur Stuhinë e kuqe e cila asesi të këndellët në këtë pranverë.

Tashmë synimi i skuadrës nga Dobraja është mbetja në Ligën e parë ndrysh nga objektivi i vendosur në fillim të sezonit që ishte zona play-off.

.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments