Informohu në çdo moment.

Mar 2, 2019

Fitore me aromë "champions" për Manchester United

Djajtë e kuq të Ole Gun Solskjaer kryejnë detyrën dhe mposhtin skuadrën e Southampton brenda në Old Trafford me përmbysje nga 0-1 në 3-2.

Pavarësisht mungesave të lojtarëve titullar si Martial, Matic e Mata të cilët janë të lënduar Red Devils arrijnë ta mposhtin skuadrën e shenjtorëve brenda në Teatrin e Ëndrrave.
Southampton nisi lojën me formacion 5-3-2 duke treguar që nga fillimi që ka udhëtuar në Old Trafford për të mos u mposhtur dhe për të provuar të bëjë surprizën përmes kundërsulmeve. 

Qysh nga fillimi i takimit u vrejtë qartë dominimi i skuadrës të Manchester të cilët vetëm në 10 minutat e parë të takimit patën 3 raste të mira shënimi me anë të Lukaku i cili qëlloi në portë 2 herë ndërsa edhe Andreas Pereira pati rastin e tij mirpo portjeri Gunn bëri detyrën.

Të parët shënuan Southampton me Eurogol të Valery për 1-0, rezultat me të cilin përfundoi dhe pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë nisi furishëm për United që realizuan me anë të Pereira dhe Lukaku, Ward-Prowse barazoi me një super-gol nga gjuajtja e lirë.

Kur u mendua se ndeshja do mbyllej në barazim në skenë doli Belgu Lukaku i cili shënoi për 3-2 në minutën e 89' ndërsa Pogba hupi mundësin për 4-2 kur penalltia e tij u prit nga portieri Gunn.

United kap vendin e 4të që dërgon në Ligën e Kampionëve falë barazimit të Arsenalit në Wembley ndaj Tottenham me rezultatin 1-1, Solskjaer vazhdon ende pa humbje në Premier Ligë me skuadrën e tij që po tregon formë të lartë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments