Rent a Car Shotani kundër Bryma Tex do jetë finalja e Ligës Total, ndeshje kjo që luhët të dielën nga ora 21:00 në stadiumin Toni-M në Lipjan.
Siq pritej edhe ndodhi, 2 skuadrat që dominuam në sezonin e rregulltë duke ndarë vendin e parë gjatë gjith kohës me njëra tjetrën dhe duke qenë rivalët e vetëm serioz për njëra-tjetrën do luajnë në finalën e madhe. Për të arritur në finale të dyja këto ekipe fituan ndeshjet e tyre gjysmë-finale me dominim total dhe duke treguar superioritet ndaj kundërshtarëve. Bryma Tex eleminoi surprizën e Mozzart Sport, ndërsa Rent a Car Shotani eleminoi gjigandin e Fox Group.
Në finale pritët që të dy skuadrat si yjet e Shotanit po ashtu dhe super talentët e Brymës të futën me arsenalin e tyre të plotë, dhe pa u kursyer aspak për të arritur dhe objektivin, që është titulli i shumë lakmuar i Ligës Total në Lipjan. Për të vërtetuar rëndësinë e kësaj Lige të futbollit të vogël mjafton vetëm të përmendim lojtarët e jashtëzakonshëm që marrin pjesë në të, ose thjeshtë të tregojmë faktin që skuadra nga anë e mbanë Kosova kanë marrë pjesë në këtë sezon vetëm për të arritur të jenë kampion në fund, madje edhe dy skuadrat finaliste janë nga jashtë qytetit, dhe në përbërje të tyre ndodhët vetëm një lojtar Lipjanas i cili është Kreshnik Bahtiri që luan për skuadrën e Bryma Tex.
Interesant fakti që kundër Roland Selimit dhe Shotanave të tij do jenë 6 nga ishët e kësaj skuadre që në 2 sezone si përfaqësues të skuadrës Prishtinase të Rent a Car Shotanit suksesin më të madhë e patën kualifikimin në play-off pa i'u afruar as edhe një herë të vetme finalës.
Yjët e udhëhequr nga Bajram Murturi që djersisin fanelat kuq e zi kanë në anën e tyre eksperiencën si dhe ndjenjën e të qenurit kampion pasi që pjesa më e madhe e skuadrës ka qenë triumfues në edicionët e mëhershme të Liga Total, ndërsa të rinjtë e Bryma Tex hynë në këtë sfidë si sfidues dhe do kenë motiv shtesë për ti treguar Roland Selimit se qfarë gabimi të madh ka bërë që nuk i ka besuar atyre për këtë sezon.
Favorit të lehtë janë Rent a Car Shotani mirpo në Liga Total jo gjithmonë triumfues del të jetë favoriti, e sidomos në finale ku skuadra me plotë yje siq ishin Avni Ita e sezonit të katërt e Vëllezërit Mjeku si kujtim akoma më i freskët dolën duar boshë nga fusha duke u mposhtut nga skuadra më të dobta në letër si Gumnasella e Banulla.
Presidenti i Ligës Total - Dardan Saraçi premton organizim të denjtë për një finale kaq të madhe sa ajo e të dielës: "Si gjithmonë stafi i ligës total së bashku me referët dhe të gjithë akterët e tjerë do mundohën që ta bëjnë sa më spektakolare finalën e të dielës dhe të sjellin diqka qka rrallë është parë në futboll të vogël në Kosovë e jo vetëm, cilësia e skuadrave është shumë e madhe prandaj edhe organizimi ska se si të jetë në nivel më të ulët, presim të gjithë fansat e futbollit në Banullë këtë të diel për të shijuar së bashku ajkën e futbollit kosovar" u shpreh Saraçi për lajm24-ks.
Formacionet e mundshme në këtë ndeshje:
Rent a Car Shotani: Nuhi Krasniqi (portjer) Korab Muharremi, Agon Ramadani, Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Mentor Mazrekaj
Bryma Tex: Valdrin Mjeku(portjer) Endrit Hajdini, Kreshnik Bahtiri, Mërgim Dervishaj, Taulant Resinovci, Urim Statovci.
Të dyja këto skuadra kanë banka rezervë të jashtëzakonshme ku vlenë të përmendën lojtarë si Durim Qorri, Labinot Jetullahu e Bajram Ramadani tek Shotani ndërsa Berat Hamiti tek Bryma Tex.
Drejtësia në këtë takim do ndahët nga gjygjtarët Alban Zejnullahu dhe Taulant Miftari.

