Informohu në çdo moment.

Feb 22, 2019

Minatori i Magurës mbyllë fazën përgaditore, objektivi i skuadrës vendi i parë dhe kalimi në Ligën e parë!

Skuadra e Minatorit të Magurës që garon në ligën e dytë duket se e ka marrë seriozisht objektivin për tu inkuadruar në ligën e parë, pasi janë përforcuar dhe kanë kryer një fazë intenzive përgaditore në Shqipëri.

Duket se vendi i tretë në sezonin vjeshtor të ligës së dytë nuk i pëlqeu skuadrës së Minatorit pavarësisht se e mbyllën këtë fazë pa as edhe një humbje me plotë 10 fitore e 4 barazime duke grumbulluar 34pikë në 14ndeshje.

Trajneri Faruk Statovci kërkoi përforcime në repartët që sipas tij qaluan paksa në vjeshtë, dhe bordi bënë detyrën e tyre duke afruar në skuadër 3 lojtarë të cilët pritën ta ndihmojnë skuadrën e Statovcit për të arritur objektivat.

Adnan Osaj nga klubi i Rahovecit, Kenan Llugaliu nga Fushë Kosova e Nderim Jashari i 2 Korrikut janë treshja që i'u bashkuan minatorëve për fazën më të nxehtë të sezonit.




Javën e fundit skuadra ishte në Durrës ku zhvilluan fazën përgaditore, e këtu trajneri Statovci pati në dispozicion të gjithë skuadrën duke përfshirë dhe 3 transferet e reja. Këto ditë të përgaditjës sigurishtë që kanë ndihmuar në konsolidimin e skuadrës dhe kanë krijuar idenë e formacionit të fazës së dytë tek skuadra nga Magurja.



Minatori sezonin pranveror e nis nga pozita e tretë me 2pikë më pak se vendi i parë që mbahët nga Dardana e Kamenicës e një pikë më pak se Lepenci, ndërsa top 4shën e kompleton skuadra fqinje e Ulpianës nga Lipjani. 

Gjiro e rradhës mund ta ngrisë Minatorin në tabelë pasi që si kundërshtar ka skuadrën e parafundit Bashkimin, teksa Dardana përballët me Lepencin në derbin e javës.




Magurasit po ashtu në këtë pushim dimëror siguruan një marrveshje sponzorizimi me kompaninë "Prishtina e Re" të cilët gjithashtu po japin maksimumin e tyre për të bërë Minatorin një skuadër super-profesionale. 



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments