4-3 për Liburnin u mbyll finalja e kupës së kosovës në futsall, e cila u luajt ditën e sotme në pallatin e rinisë dhe sporteve.
Për Gjakovarët shënuan Dobroshi dhe Selmanaj nga 2herë, ndërsa për Prishtinën 01 2herë realizoi Ramadani ndërsa në fund shënoi dhe Gjinovci.
Për Gjakovarët shënuan Dobroshi dhe Selmanaj nga 2herë, ndërsa për Prishtinën 01 2herë realizoi Ramadani ndërsa në fund shënoi dhe Gjinovci.
Fantastike finalja e kupës së kosovës në futsall mes liderëve të superligës Liburnit nga Gjakova dhe liderit të ligës së parë Fc Prishtina 01.
Ndeshja pati mjaft spektakël por edhe rivalitet dhe ashpërsi ku u ndan plotë 5 kartona të verdhë dhe një të kuq , 4 kartona të verdhë u ndanë për Gjakovarët (Alaj,Nexhipi,Prenqi,Ramadani) ndërsa për kryeqytetasit u zverdh numri 10 Qorri dhe u skuq kapiteni Korab Muharremi kur kishin mbetur 4 minuta para fundit të ndeshjës.

Më mirë lojën e nisën të besuarit e trajnerit Kozniku që shënuan me anë të Arbër Dobroshit para se të barazonte Agon Ramadani pas një kundërsulmi, lojën gjatë shumicës së kohës në pjesë të parë e kontrollonte Liburni që rezultoi edhe në kalimin në avantazh kur Halim Selmanaj realizoi për 2-1.
Krejt në fund të pjesës së parë Agon Ramadani shënon përsëri ksaj rradhe nga 9metërshi për ta mbyllur gjysmën e takimit në barazim.
Pjesa e dytë i takoi Gjakovarëve të cilët shënuan përsëri me anë të Selmanajt për 3-2, kur po zhvillohej minuta e 36 e takimit kapiteni Muharremi la Proshtinasit me 1 lojtar më pak pasi u ndëshkua me karton të kuq, e menjëher në aksionin pasardhës Liburni shënoi për 4-2 me anë të Dobroshit.
Duke parë situatën e vështirë në të cilën skuadra e tij ndodhej trajneri Haki Ahmeti vendosi të luaj pa portjer dhe kjo strategji i rezultoi e suksesëshme pasi 2 minuta para fundit Oso Gjinovci realizoi për 4-3, ndërsa kur kishin mbetur dhe 70sekonda lojë numri 10 i prishtinës Qorri humbi një rast një-për-një përball portjerit Prenqi, mirpo kjo ishte e gjitha qfarë kryeqytetasit arritën pasi erdhi dhe fishkëllima përfundimtare që dhe e shpalli fitues të kupës skuadrën e Liburnit nga Gjakova.
Kjo ishte hera e tretë që Gjakovarët dolën si fitues të kupës së kosovës, ndërsa sukses mjaft i madh ishte dhe për kryeqytetasit të cilët qysh në sezonin e parë arritën të kapnin finalën.
Lajm24-ks.blogspot.com