Shteti i ri i Kosovës feston sod 11vjetorin e pavarsisë, të cilën e ka fituar pas shumë e shumë vitesh vuajtjesh e sakrificash. Këtë vit përvjetorin e bënë më të veçantë edhe Ushtria e Kosovës e formuar në fund të vitit të kaluar.
Ditë jashtëzakonisht e veçantë për shtetin e vogël por me zemër të madhe të Kosovës, që sot me 17shkurt 2019 feston pavarësinë e fituar para 11vjetësh. 11 vjet këto të shkurtëra mirpo me shumë ulje-ngritje për shtetin e vogël që ndodhët mu në zemër të gadishullit ballkanik.
Ky vit për Kosovën do ketë rëndësi të madhe dhe do e përballë atë me sprova shumë të rëndësishme si në aspektin politik atë kulturor mirpo edhe në sport. Më të rëndësishmet sprova që vijnë për Kosovën janë dialogu me shtetin fqinjë të Sërbisë, antarësimi në organizata ndërkombëtare siç është NATO, fuqizimi dhe përgaditja e më tutjeshme e ushtrisë për të qenë akoma më profesionale si dhe kualifikimët në Euro2020 për Dardanët e fushës së gjelbërt.
Figurat më të mëdha shtetërore të Kosovës së bashku me Kryeministrin e Shqipëris zt. Edi Rama dhe me ambasadorët e shteteve të ndryshme bënë homazhe tek varrezat e Jasharëve në Skënderaj, ku kryeministri kosovar Ramush Haradinaj u prononcua duke e ngritur lartë dhe duke e çmuar sakrificën e madhe të kësaj familje.
Ai tha : "Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes!"
Ndërsa Presidenti Thaçi e gjeneralizoi më shumë fjalimin e tij duke i falendëruar të gjithë ata që kanë sakrifikuar për pavarsin dhe shtet-ndërtimin e shtetit të kosovës.
"Dita e pavarësisë është reflektim i përpjekjeve dhe sakrificës së shumë gjeneratave, të cilët dhanë gjithçka për të qenë të lirë dhe të pavarur. Nder dhe respekt të përjetshëm për të gjithë të rënët dhe ata që kontribuan nëpër vite për këtë ditë!" - tha presidenti.
Gjithashtu edhe kryeparlamentari Kadri Veseli uroi qytetarët, me një postim në facebook ku tha:
"Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë gardian i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Urime Dita e Pavarësisë. Lavdi atyre që ranë për këtë ditë të madhe."
Kosova me rastin e shënimit të 11vjetorit si shtetni pavarur ka marrë urime nga figura të larta botërore si Donald Trump, Emmanuel Macron e të tjerë.

