Informohu në çdo moment.

Feb 24, 2019

Houston mposht Warriors, Lakers humbin dhe rrëzikojnë playoffin, ndërsa Milwaukee ruan lidershipin

Fitorja e Houston Rockets ndaj Golden State me rezultatin 118-112 ishte sfida kryesore e mbrëmjës, ndërsa Playoff Mode Lebron tregoi se në Perëndim nuk mund të fitojë një ndeshje i vetëm siq bënte në Lindje duke i zvogluar kështu maksimalisht shpresat e Los Angelos Lakers për të qenë në playoff.

Ylli i mbrëmjës së djeshme në NBA pa dyshim që ishte Chris Paul i cili udhëheqi Raketat në përballjën shumë të vështirë me kampionët aktual të Warriors brenda në Oracle Arena. 
Chris Paul mbylli ndeshjën me 23pikë e 17asistime, ndërsa u ndihmua nga Keneth Faried me 20pikë e 10kërcime dhe Eric Gordon me 25pikë. 

Ndërsa Hollivudianët e L.A nuk ja dolën dot të mposhtin New Orleans Pelicans pavarësisht mungesës së Anthony Davis, NOLA fitoi sfidën me rrezultatin e thellë 128-115 duke e dominuar sfidën nga fillimi deri në fund. Më i miri në parket ishte Jrue Holiday i cili kontriboi me 27pikë e 7asiste në triumfin e Pelicans.

Sfidë e nxehtë ishte dhe ajo mes Celtics e Bulls, këtu triumfues dolën të rinjtë e Chicagos që shokuan totalisht Bostonin, në këtë ndeshje shkëlqyen Zach Lavine dhe finlandezi Maarkanen. 
Lavine shënoi plotë 42pikë, ndërsa Maarkanen shënoi 35pikë dhe bëri 15kërcime.

Fitues dolën dhe Atlanta Hawks ndaj Phoenix, Cleveland ndaj Memphis, Indiana mposhti Washingtonin, Detroit fitoi kundër Miamit, Kings shokuan Oklahomën duke i mposhtur, Jazz mundën Maveriks ndërsa Milwaukee i Giannis e Middleton kryen detyrën duke mposhtur Minessotën dhe duke rujatur kryesimin në NBA.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments