Informohu në çdo moment.

Feb 24, 2019

Bryma Tex kampion i ri i Lipjanit, dominon Shotanin në finale!



Bryma Tex fiton finalën e madhe të Liga Total duke mposhtur 1-0 Shotanat. Ndeshja ishte spektakolare dhe mblodhi numër të madh të shikuesëve.

Pjesa e parë siq filloi ashtu edhe mbaroi, pasi asnjë gol nuk pati, e as shanca shumë të mira gjithashtu, gjithqka qka mund të përmendet nga pjesa e par ishte raketa e goditur nga Ramadan Alaj që shokoi shtyllën e Brymës, ndërsa Bryma Tex smundi dot të shfrytëzonte epërsinë numerike kur Korab Muharremi u ndëshkua me të verdhë.
Merita për rezultatin e bardhë pati mbrojtja 1 për 1 e të besuarve të Bledion Brymës që rezultoi e suksesëshme.

Spektakli i mbeti pjesës së dytë me skuadrat që ndezën atmosferën me super aksione e lojë mjaftë të bukur, më të mirë dhe më konkret në lojë ishin super-yjët e Brymës të cilët qysh nga fillimi i fraksionit të dytë patën iniciativën dhe pas disa rastësh të shpërdoruara arritën te goli me një super aksion që filloi dhe mbaroi me Halitin për të cilin asistoi Mërgim Dervishaj. 

Pikërisht kjo gol dhe ky rezultat ndikoi në rritjën e nivelit të sfidës me Shotanat që kërkonin me doemos golin e barazimit i cili mund të kishte ardhur menjëher nëse Agon Ramadani do ja dilte të shënonte në rastin që e pati ballë për ballë me portjerin Valdrin Mjeku.
Loja e tensionuar dhe e zjarrtë ndikoi që Bryma të shkaktonte faulle njëra pas tjetrës dhe që kapiteni Endrit Hajdini të ndëshkohëj me karton të verdhë, Shotanat luajtën më mirë me epërsinë numerike mirpo nuk arritën dot që të shënonin pasi që Taulant Resinovci doli hero i Brymës duke ndaluar topin në vijë të golit. 

Rikthimi i Hajdinit në lojë e stabilizoi Brymën të cilët ruajtën mjaftë mirë avantazhin, dhe me anë të kundërsulmeve mund edhe ta mbyllnin ndeshjën nëse Dervishaj do ishte pak më i saktë në 2 rastët që pati, e pastij edhe Haliti pati shancin e dopietës mirpo portjeri Nuhi Krasniqi ishte në vend.
Fundi i ndeshjës ishte akoma më i nxehtë me Shotanat që po linin shpirtin në fushë për të arritur barazimin, e shanci për barazim i erdhi kur Haliti bëri faullin e 6të dhe i dha mundësi Halim Selmanajt ta barazonte rezultatin. Halim Selmanaj goditi mjaftë mirë mirpo shtylla i shpëtoi Brymën. E shtylla vendosi dhe epilogun përfundimtar të ndeshjës i cili ishte Bryma Tex 1-0 Rent Shotani.
Ndeshja mbaroi me skuadrën e Bryma Tex që po festonte, e me Bajram Murturin dhe "yjet" e tij të shpartalluar të cilët po ankoheshin në referim.


Notat e lojtarëve:
Bryma Tex
Valdrin Mjeku(portjer) 7.0
Kreshnik Bahtiri 8.5
D. Haliti 8.5
Endrit Hajdini 7.5
Taulant Resinovci 7.5
Mergim Dervishaj 7.0
Rent a Car Shotani:
Nuhi Krasniqi(portjer) 7.0
Korab Muharremi 6.5
Agon Ramadani 6.0
Halim Selmanaj 6.0
Ramadan Alaj 7.5
Mentor Mazrekaj 5.5
Shefki Kameri 5.5

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments