Liga më e fortë e futbollit të vogël në Kosovë, aty ku luajnë lojtarët më elitar të futbollit e futsallit ka arritur në fazën më të nxehtë të saj. Gjashtë skuadra të përbërë nga super-yje do duelojnë mes tyre në play-off për tu kurorzuar si "më të fortët" e sezonit të 11të të Liga Total Lipjan.
6 Skuadrat e para të sezonit të rregullt do ndeshën me njëra tjetrën në playoff për të caktuar në fund fituesin. Sistemi i garave dërgon 2 skuadrat e para të sezonit të rregullt në gjysmë-finale, ndërsa për përcaktimin e 2 skuadrave të tjera që do i'u bashkangjiten atyre në fillim do luhen 2 ndeshje çerek-finale.
Në Çerek-Finale përball njëra-tjetrës do jenë:
1. Fox Group - Mercedes Benz
2. 7 Vëllezërit - Mozzart Sport
Në Gjysmë-Finale direkt janë skuadra e Rent A Car Shotanit në të cilën luajnë të gjithë super yjet e futbollit të vogël në Kosovë si Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Agon Ramadani e të tjerë por dhe ylli i futbollit të madh Mentor Mazrekaj, dhe gjithashtu edhe skuadra Bryma Tex të cilët në përbërje kan lojtar të njohur si Kreshnik Bahtiri, Taulant Resinovci dhe Berat Hamiti.
Gjigandët e Call Center kanë në përbërje lojtarë të jashtëzakonshëm si Jeton Rukovci, Mentor Mejzini e Agon Llugiqi dhe nuk e patën aspak problem që të arrinin në fazën e play-off, ndërsa kundërshtarët e tyre përkundër përbërjes të fuqishme që e kanë e patën shumë të vështirë arritjen e play-off të cilën e siguruan vetëm javën e fundit.
Mirpo Playoff është krejt diqka tjetër dhe të dya skuadrat kanë shancet e tyre.
2. 7 Vëllezërit - Mozzart Sport
Skuadra e menaxherit Fadil Sopa hynë në këtë ndeshje me petkun e favoritit duke marrë parasysh yjet si Narcist Alibegu, Kemajl Gashi e Shqiprim Kelmendi të cilët i kanë në skuadër, mirpo as skuadra Prishtinase nuk mbetët mbrapa me lojtar të rinjë e me potencial ku veçohet kapiteni Ari Kaçanolli i cili është poashtu pjesë e ekipit të futsallit FC Prishtina 01.