Arsenali ka targetuar portjerin e ri të Juventusit Emil Auderon si zëvendësues të Petr Cech që do penzionohet nga futbolli në fund të sezonit.
Audero ka shkëlqyer këtë edicion në skuadrën e Sampdorias ku është aktualisht i huazuar, duke qenë titullar në të gjitha ndeshjet kampionale, Audero ka pranuar 26 gola në 20 ndeshje gjatë këtij sezoni, 6 më pak se homologu i tij Leno tek Arsenali.
Qysh nga mosha 15vjeçare sa ishte në akademinë e Biankonerëve Audero ka qenë gjithmonë pjesë e grupmoshave të ndryshme Italiane qysh nga U15 e deri tek U21. Audero llogaritet portier me përspektiv dhe vështirë që Juventusi do ta lëshojë lehtë pa pasur ndonjë ofertë të mirë nga Gunersat.
Nëse kalon në Arsenal, Audero do bëhej Indoneziani i parë që ka luajtur në klubin Londinez.

