Informohu në çdo moment.

Dec 30, 2019

Dekada me shumë emocione e Ulpianës, mbi 100 fitore dhe gati 400 pikë të grumbulluara nga lipjanasit!

 
Në këtë dekadë Ulpiana provoi gati gjithqka, ishte gati të arrinte superligën, përjetoi mesin e tabelës, luajti në barazh, ra nga liga e u kthye prapë aty shkruan Kosova SportLajm.

Kosova SportLajm ka arritur të grumbullojë statistikat e klubit të qytetit të Lipjanit nga sezoni 2010/2011 e deri tek ky i fundit të cilin po e lëmë pas, në përjashtum të sezonit 2013/2014 statistika të të cilit fatkeqësisht nuk kemi arritur të gjejmë.
Statistikat e dekadës:

2010/2011; pozita 4 në ligën e parë, 15 fitore, 2 barazime, 11 humbje = 47 pikë.
2011/2012; pozita 9 në ligën e parë, 11 fitore, 4 barazime, 13 humbje = 37 pikë.
2012/2013; pozita 4 në ligën e parë, 12 fitore, 6 barazime, 10 humbje = 42 pikë.
2013/2014; nuk arritëm të gjejmë statistika
 2014/2015; pozita 16 në ligën e parë, 7 fitore, 4 barazime, 19 humbje = 25 pikë. 
2015/2016; pozita 1 në ligën e dytë,  19 fitore, 3 barazime, 2 humbje  = 60 pikë. 
2016/2017; pozita 13 në ligën e parë, 8 fitore, 8 barazime, 14 humbje = 32 pikë. 
2017/2018; pozita 6 në ligën e dytë, 16 fitore, 7 barazime, 7 humbje   = 55 pikë. 
2018/2019; pozita 1 në ligën e dytë, 24 fitore, 2 barazime, 2 humbje   = 74 pikë.
2019/2020; pozita 12 në ligën e parë, 4 fitore, 6 barazime, 6 humbje   = 18 pikë.

Në total gjatë këtyre 10 viteve pa përfshirë vitin 2014 Ulpiana ka arritur të grumbullojë 116 fitore, 42 barazime dhe 84 humbje.


Sezoni më i mirë ka qenë ai 2010/2011 ku për dy pikë skuadra lipjanase nuk arrinte të kthehej në Superligë ku dhe ishte në sezonin 2008/2009.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments