Informohu në çdo moment.

Aug 16, 2019

Top Sulmues në kohë të vështirë, karriera e jashtëzakonshme e Jeton Gashit!

Jeton Gashi filloi karrierën profesionale si 16 vjeçar në klubin futbollistik "Slloga"(tani Ulpiana) para se më pas të kalonte në skuadra të rëndësishme në Kategorinë Superiore e në Superligën Bullgare. 

Në kohën kur nga Kosova dilnin vetëm refugjatët, askush sdo e mendonte që nga një qytet i vogël që ndodhej mu në "zemër" të shtetit do dilte një futbollist që do bëntë historinë në Shqipëri dhe Bullgari para se të kthehej më pas të mbyllte karrierën si trumfues dhe në vendlindje.

Gashi ishte top golashënuesi i Dinamos së Tiranës në sezonin 1997-98 ku realizoi shifra të dyfishta për ta ndihmuar skuadrën Bardhë e Blu me 10 golat e tij që të "mbijetonte" në Superligën Shqipëtare të asaj kohe, gjatë periudhës së tij tek Dinamo sulmuesi lipjanas shpërtheu dhe i siguroi vetës një kalim në Bullgari për tek skuadra e njohur e Lokomotiv Sofia.

Koha e tij tek Dinamo e cementoi Jetonin në mesin e legjendave të klubit nga kryeqyteti, dhe në faqën franceze të Wikipedia, Gashi radhitet tek legjendat e Dinamos në mesin e lojtarëve si Redi Jupi, Altin Lala e Foto Strakosha.


Aventura e Jetonit në Lokomotiv zgjati vetëm për një periudhë të shkurtër dhe u përcjell me transferime tek Metallurgi i Pernikut e Kremikovci para se të kthehej në atëdhe ku do fitonte kupën e republikës me skuadrën e Kosovës së Prishtinës, duke dhuruar kontribut të jashtëzakonshëm me golin e tij në gjysëm-finale kundër Dritës që e plasoi ekipin e Kosovës në finalen e madhe kundër Besës ku luajti mirë për rreth 80 minuta para se të zëvendësohej nga trajneri Bylbyl Sokoli.

Performancat më të mira të Jeton Gashit në sezonin 2003/04 erdhën në mes të kampionatit ku sulmuesi arriti të ishte një nga lojtarët e vetëm në Kosovë së bashku me Haxhi Zekën e Kushtrim Munishin që realizonte gol në tre ndeshje rradhazi (kundër Vushtrrisë, Kekut & Vëllaznimit).

Edhe pasi la futbollin aktiv, Gashi nuk mundi asnjëher të vë një barrierë mes tij e futbollit dhe për një periudhë të gjatë garoi në futboll të vogël e pastaj ishte dhe trajner i Ulpianës në tre periudha të ndryshme para se në verën e këtij viti të krijonte nga hiqi KF Lipjanin që po del të jetë një super skuadër me ndeshjet përgaditore dhe rezultatet që po grumbullon.

Shkroi: Arbon Flugaj,
Materialet: RSSSF, Wikipedia, FFK&FSHF.



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments