Skuadra kampione në superligën e kosovës në futsall FC Liburn ka mësuar fatin e saj sa i përket Ligës së Kampionëve në futbollin e sallave.
Gjakovarët nuk kanë nevoj të luajn fare në raundin para-eleminator si meritë e suksesit të sezonit të kaluar që edhe i rendit si ekipin numër 21 në Europë në këtë sport.
Në raundin kryesor (main-raund) skuadra e Liburn do jetë pjesë e rrugës "B" duke shmangur kështu rrugën "A" ku luajnë top 16 ekipet europiane, kështu Liburni do marrë pjesë në Grupin 7 ku si kundërshtarë do kenë kampionët e Bjellorusisë Stalitsa Minsk dhe dy fituesëve të grupeve para-eleminatore A dhe G ku bëjnë pjesë këto ekipe:
Grupi A: Kampusen (Finlandë), Tirana (Shqipëri), Toulon (Francë), Viimsi (Estoni)
Grupi G: Hovocubo (Hollandë), Helevicá (Angli), Lynx (Gjibraltar), Saltires (Skoci)
Nëse kampionët e Kosovës do i'a dalin të triumfojnë në main-raund atëher ata do kalojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë duke kaluar kështu dhe suksesin e klubit tashmë të shuar FC Feniks, teksa kundërshtarët në elite-raund mund të jenë skuadrat më të forta të kontinentit si Sporting CP, Barcelona e Kairat.
Ekipi i Liburnit ka organikë të jashtëzakonshme që përfshinë lojtarë me nam në vendin tonë si Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Mentor Mejzini, Arber Dobroshi, Narcis Alibegu, Malush Qerimi, Alfred Prenqi e të tjerë, teksa priten disa transferime nga jashtë vendit por jo aq shumë sa të pengojnë në ekip pasi kualiteti i lojtarëve aktual është mjaftë i lartë.

